Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar shqyrtimin e propozim vendimit për vazhdimin e mandatit të Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave.
Zv/kryeministri Ramiz Kelmendi ka thënë se mbështetur në vlerësimin pozitiv të Ministrit së Financave në kryerjen e detyrave ka marrë vendim që t’i vazhdohet mandati në afat 3 vjeçar Naim Baftiu, shkruan arbresh.info.
Në këtë mbledhje u miratua edhe shqyrtimi i propozim vendimit për vazhdimin e mandatit të Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Zv/kryeministri Ramiz Kelmendi ka thënë se Këshilli i Emërimit për pozita të larta pas vlerësimit të ministrit të Punëve të Jashtme për kryerjen e detyrave ka vendosur t’i vazhdoj mandatin 3 vjecar Fitim Sadiku.
Vazhdimi i mandatit i ështëbërë edhe Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Veton Ferizi po ashtu për mandat tre vjeçar dhe atij të MBPZHR-së, Kapllan Halimi./Arbresh.info.
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...