Ekspertët kanë parashikuar shkatërrimin e pronësisë së makinave për një kohë të gjatë.
Ata parashohin se në të ardhmen e afër, shumica e banorëve nëpër disa qytete do të përdorin transport publik, biçikleta, ose duke marrë me qira një makinë të përbashkët, por gjithnjë e më shumë do të heqin dorë nga blerja e makinave, transmeton portali arbresh.info
Në disa qytete të botës, makina tashmë është dashuri e zbehur.
Sipas renditjes së bërë nga Euromonitor Internatinal një pjesë e madhe e qyteteve të zhvilluara të botës kanë pësuar rënie të blejres së automjeteve mes viteve 2010-2015.
Raporti thekson se Boston ka parë rënien më të madhe, me diku rreth 9%, Osaka me 7% dhe më pas Roma me rreth 6%.
Euromonitor ka theksuar se arsyeja pse këto vende kanë shënuar rënie në blerjen e makinave, është për shkak se njerëzit kanë vendosur që të jetojnë nëpër qendrat e qytetit.
Gjithashtu vihet në dukje edhe popullariteti në rritje i alternativave ndaj pronësisë, si për shembull shërbimet për shkëmbimin e makinave dhe udhëtimin si Uber dhe Lyft.
Në të njejtën kohë, SHBA-të, Britania e Madhe dhe Australia kanë shënuar një rënie të njerëzve që marrin patentë shoferë.
Në vitin 2015, Kopenhaga, qyteti më i përshtatshëm për biçikleta në botë, raportoi se për herë të parë numri i biçikletave që hynin në qendrën e qytetit tejkalonte numrin e veturave.
Raporti shton se autoritete po i kthehen planifikimit urbanistik inovativ dhe formave alternative të transportit si një mënyrë për të luftuar ndotjen e ajrit./Arbresh.info
Liverpooli refuzon 55 milionë euro për shitjen e yllit të ty...
Goditet rrjeti i trafikantëve, 25 të arrestuar në Itali
Avokati i Popullit nis hetimet për vdekjen e të riut në Lipj...
Gjykata Speciale shpall më 14 korrik aktgjykimin e apelit nd...
Kos: Serbia në situatë të vështirë, çështja e Kosovës të zgj...
Haxhiu: Po bëhen përpjekje maksimale, që të përfundojë sa më...