Tre persona janë arrestuar pas zbulimit të sasive të mëdha të drogës në Wädenswil dhe Richterswil. Policia e Zurich ka konfiskuar më shumë se 100 kilogramë marihuanë dhe 400 bimë marihuanë në Wädenswil dhe Richterswil të mërkurën pasdite.
Tre persona të moshës 20 deri në 43 vjet janë arrestuar.
Mësohet se dy janë nga Kosova dhe njëri shtetas zviceran, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” nga Zvicra duke ju referuar burimeve te policisë.
Duke kontrolluar një automjet të dyshimtë policia gjeti 20 gram marihuanë. Më pas policia vazhdoi kontrollin në shtëpinë e shoferit të makinës ku gjeti 2 kg marijuanë.
Hetimi më pas çoi policinë në një garazh nëntokësore në Richterswil. Ata zbuluan një plantacion shtëpie me 400 bimë marihuanë. Instalimi dhe bimët janë konfiskuar. Duke vazhduar hetimin e tyre, policia zbuloi edhe më shumë se 100 kg marijuanë në një magazinë në Wädenswil.
Shefi i gjigantit të naftës: Nëse lufta zgjat më shumë se gj...
Vazhdojnë tensionet në protestën e opozitës shqiptare, digje...
Roma fiton ndaj Lecces, mban gjallë shpresat për Ligë të Kam...
Kosova shënon fitore ndaj Bosnjës, por e pamjaftueshme për t...
Artan Grubit i vazhdohet masa e arrestit shtëpiak
Ra nga Ura e Moglicës, nesër i jepet lamtumira e fundit 67-v...