Vakumi institucional po e shpie sistemin shëndetësor para kolapsit thonë mantelbardhët. Ata bëjnë apel për krijim të shpejtë të institucioneve për të siguruar buxhet adekuat për këtë sektor, i cili sipas tyre, rrezikon të mbyllet.
Shëndetësia që nga paslufta ka qenë sektori më i kritikuar në vend.
Buxheti i mangët, përplasjet në mes të Ministrisë dhe Menaxhmentit të SHSKUK’së e shtyjnë shëndetësinë e kolaps thonë përfaqësuesit sindikal.
Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë Blerim Syla thotë se shëndetësia po vdes.
Ai apelon në formimin e shpejtë të Qeverisë ndryshe sipas tij mund të vije deri te mbyllja e të gjitha institucioneve shëndetësore në vend.
Edhe drejtori i përgjithshëm i SHSKUK’së Curr Gjocaj tregon se janë në gjendje shumë të vështirë.RTK
Për shkak të vakumit institucional ka mungesë të furnizimit me barna e pacientët po i sulmojnë punëtorët shëndetësorë dhe jo politikën, e cila është përgjegjëse për gjendjen, thonë sindikalistët./arbresh.info/
LDK për ekspozitën e Gashit: Skandaloze, i rëndë fakti që u ...
Bebe Rexha tërheq vëmendjen me fustanin e ngushtë
SHBA ka lëshuar mbi 850 raketa Tomahawk në Iran
Tragjedi në Gjermani, vdes 13-vjeçari pasi u sulmua me thikë...
Plagosje me thikë në Vlorë, qëllohet dy herë 33-vjeçari në a...
3,500 marinarë dhe marinsa amerikanë mbërrijnë në Lindjen e ...