Komuna e Malishevës, në kuadër të investimeve në rritjen e mirëqenies sociale dhe krijimin e kushteve më të mira për jetë, edhe këtë vit ka ndarë një shumë të konsiderueshme të mjeteve për ndërtimin e shtëpive, për familjet të cilat e kanë problem strehimin.
Kësaj ndihme i janë përgjigjur edhe qytetarët, pasi këto ditë, tre qytetarë nga Komuna e Malishevës, kanë dhënë donacion për ndërtimin e shtëpisë për familjen e Tefik Begajt nga Banja.
Këta donator, kanë dhënë donacion prej tre mijë euro (nga një mijë euro secili), ndërsa më herët edhe komuna kishte ndarë një shumë prej mbi dy mijë euro dhe me këto mjete, kjo familje e cila jeton në kushte të rënda ekonomike, do të ndërtoj shtëpinë dhe përfundimisht do të zgjidh problemin e strehimit.
Përndryshe, Komuna e Malishevës, përkatësisht Kryetari i Komunës, Ragip Begaj, sikur viteve tjera, edhe këtë vit ka marrë vendim për ndarjen e 90 mijë eurove, për ndërtimin e pesë shtëpive dhe për pesë shtëpi tjera ndërtimin e kulmeve.
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...