Qeveria irakiane ka thënë se kanë nisur hetimet për një video grafike që tregon forcat e saj të sigurisë duke hedhur militantët e ISIS-it nga një shkëmb.
Pamjet që janë publikuar online, shfaqin burra në uniform ushtarake duke zvarritur një person të gjakosur dhe të paarmatosur nga cepi i një shkëmbi dhe gjuajtur atë, transmeton portali arbresh.info.
Pasi hidhet edhe një trup tjetër poshtë, ai qëllohet disa herë.
Kryeministri Haider al-Abadi deklaroi zyrtarisht fitoren ndaj Isis në Mosul të hënën pas nëntë muajsh të luftimeve të ashpra. Ai tha se triumfi shënon “kolapsin” e kalifatit të vetëshpallur./Arbresh.info
Kujdes! Pamjet në vijim kanë përmbajtje grafike, nuk këshillohen për persona të ndjeshëm.
Objektivi i parë i Iraolës në krye të Liverpoolit është ish-...
KE: Projekti në Zvërnec mund të ndikojë në rrugën e Shqipëri...
Thellohet bilanci, 32 të vdekur dhe 200 të lënduar nga tërme...
KQZ jep detaje se kur mund të certifikohen rezultatet zgjedh...
Reali iu ofrua Gvardiolit, Man City i ofron kontratë të re
KQZ nis numërimin e votave për kandidatët në 38 qendra komun...