Klinika e Kirurgjisë Abdominale e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) ka fituar çmimin e parë për posterin më të mirë profesionalë të prezantuar në kuadër Kongresit të 12-të Evropian të Kirurgjisë digjestive, të mbajtur në Rijekë- Opati të Kroacisë, me pjesëmarrje të rreth 800 kirurgëve nga gjithë Evropa.
Në këtë Kongres, Klinika e Kirurgjisë Abdominale, u përfaqësua nga dr. Rifat Bajrami, drejtor i Klinikës së Kirurgjisë Abdominale, dr. Floren Kavaja dhe dr. Afrim Tahiri, specialistë të kirurgjisë abdominale.
Posteri profesionalë i prezantuar në këtë Kongres kishte të bënte me një rast specifik të kryer nga ekipi i mjekëve në fjalë në kuadër të Klinikës së Kirurgjisë që kishte tumor që njihet si tumor i madh i lukthit.
Konfirmimi për vendin e parë si posteri më i mirë profesionalë i prezantuar në këtë Kongres, ka ardhur përmes njoftimit që është bërë pas Kongresit nga ana e organizatorëve të Kongresit dhe analizimit të prezantimeve dhe punimeve nga juria profesionale me përbërje të profesorëve dhe kirurgëve më eminentë nga mbarë Evropa.
Bashkë me konfirmimin për shpërblimin në shenjë falënderim e mirënjohje, për autorin dhe mjekët e QKUK-së, është përcjellë dhuratë një libër që flet për komunikimet mjekësore.

Raportohet se lideri suprem i Iranit është vrarë, flet minis...
Kurti para takimit me Hamzën: Përpjekje që javën e ardhshme ...
Hamza në Kuvend për takim me Kurtin rreth çështjes së Presid...
Osmani: Gjaku i të rënëve të Likoshanit dhe Qirezit u bë thi...
Haxhiu bën homazhe në 28-vjetorin e masakrës së Likoshanit d...
PDK nuk ka emër konkret për president, përfundon mbledhje e ...