Zlatan Ibrahimovic ka premtuar se do të sqarojë të ardhmen e tij së shpejti pas takimit me agjentin e tij Mino Raiola në Manchester.
Sulmuesi është liruar nga Manchester United në muajin qershor pas lëndimit që pësoi në ligamente të këmbës që do e mbajë atë jashtë fushës deri në muajin janar të vitit të ardhshëm, transmeton portali arbresh.info.
Pas operimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në muajin maj, 35-vjeçari ka qëndruar në bazën e stërvitjeve Carrington të United për të vazhduar rehabilitimin e tij. Pas takimit me Raiolan në Tattu në qendër të Manchesterit të mërkurën, Ibrahimovic iu ka thënë mediave të presin për një njoftim.
“Do të jetë një njoftim i madh së shpejti, do të jetë diçka madhështore”, ka thënë ai.
Ibrahimovic ka qenë duke u kërkuar për transferim te ish klubi i tij AC Milani dhe skuadra në MLS, LA Galaxy./arbresh.info

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...