Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të dërgojnë një batalion prej 500 ushtarësh, të përbërë nga pjesëtarë të forcave të armatosura amerikane si pjesë e rotacionit të rregullt të pjesëtarëve të misionit paqësor të NATO-s në Kosovë – KFOR, shkruan revista ushtarake amerikane Stars and Stripes.
Ushtarët do të jenë pjesë e rotacionit të 23-të të rregullt të forcave amerikane në Kosovë që nga viti 1999 dhe aty do të qëndrojnë për nëntë muaj, si pjesë e misionit.
Njësia prej 500 forcave, e cila përbëhet nga kontingjente nga Arkansas, Teksas, Karolina Veriore, Oklahoma, Kalifornia dhe Nju Jorku, do të ndërrojë kontingjentin amerikan më 19 korrik, transmeton Stars and Stripes.
Revista shkruan se Kosova ka shpallur pavarësinë në vitin 2008 dhe deri më tash është njohur nga shumica e vendeve të botës, por disa nga vendet anëtare të OKB-së ende nuk e kanë bërë një gjë të tillë, si Kina, Rusia dhe India.
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...
Kryeministri holandez Jetten bisedë telefonike me Ramën për ...
Whitaker i kërkon Serbisë që të rreshtohet me Perëndimin
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hoffenheimi e “blindon” Albian Hajdarin deri më 2031
Pirro Çako dhe Fifi sjellin këngën “Të kam në mend”