Më shumë se 40 gra nga Kosova deri me tani u janë bashkuar grupeve ekstremiste të dhunshme në konfliktet e Sirisë dhe Irakut.
Kështu u tha sot në tryezën e organizuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë me temë për fuqizimin e rolit të gruas në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm, shkruan arbresh.info.
Ky numër e bënë Kosovën të renditet e dyta ne Ballkan pas Bosnjës dhe Hercegovinës, shtet ky që ka 60 gra të përfshira në këto konflikte.
Taibe Canolli nga Shoqata e Grave në kuadër të Policisë së Kosovës tha se sipas të dhënave që kanë deri me tani janë rreth 44 gra dhe 37 fëmijë që u janë bashkuar ISIS-it
Ndërsa, deri me tani janë kthyer 7 gra nga ISIS në Kosovë.
“Shoqata e Grave të Policisë së Kosovës është partner në implementim të parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm. As Kosova nuk është e përjashtuar nga ekstremizmi. Reagimi i institucioneve të vendit ka sjell rezultate të suksesshme. Policia ka kryer një punë të shkëlqyer që ka pas arrestime të shumta duke parandaluar kështu ekstremizmin. Terrorizmi si fenomen i përfshinë të gjitha shtresat”, u shpreh Canolli.
Sipas saj, gratë dhe fëmijët janë traget i këtyre organizatave.
“Kemi një numër rreth 44 gra qe janë të përfshira, kemi 37 fëmijë që janë në zonat e luftës. Kemi edhe fëmijë që kanë lindur në ato zona. Duke i parë këto është shtuar nevoja e fuqizimit të rolot të gruas ne parandalimin e ekstremizmit”, tha ajo./Arbresh.info.
Begaj takon sipërmarrësit grekë: Shqipëria ofron një terren ...
Arrestohet një zyrtar i dyshuar për keqpërdorim në prokurim ...
Peci reagon pas intervistimit në Prokurorinë Speciale lidhur...
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale në cilës...
Dyshime për manipulim votash në Obiliq, Prokuroria autorizon...
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale