Portieri 18-vjeçar ka vazhduar kontratën me Milanin.
Vetëm pak ditë më parë Gianluigi Donnarumma ishte kthyer në njeriun më të urryer nga tifozëria e Milanit, pasi që kishte refuzuar vazhdimin e kontratës me Rossonerët.
Por Donnarumma ka ndryshuar mendje dhe ka vazhduar bashkëpunimin me Milanin deri në vitin 2021, e madje edhe ka treguar se kuqezinjtë janë klubi i vetëm që ai dëshiron të luajë.
“Jam krenar dhe shumë i lumtur që mbetem pjesë e Milanit”, ka deklaruar Donnarumma.
“Unë kam lindur këtu dhe në kokën time nuk kam pasur kurrë dyshime. U kërkoj ndjesë tifozëve sepse kam lexuar gjëra të cilat nuk duhet t’i kisha lexuar kurrë”.
“Nuk doja t’u shkaktoja dhimbje dhe shpresoj që marrëdhëniet mes nesh të kthehen si më parë. Unë jam tifoz i Milanit që kur kam lindur”, ka përfunduar Donnarumma.
Nxori armën nga çanta dhe shtiu, një muaj paraburgim ndaj Bu...
15 ditë vendimtare, marrëveshje ose zgjedhje të reja
Procedura të reja në Aeroportin e Prishtinës për fluturime
Më pak se 3 orë deri në fillimin e bllokadës nga SHBA
Endrit Thaçi feston ditëlindjen – edhe një vit larg babait
Netanyahu: Irani shkeli rregullat e negociatave, e mbështesi...