Duke filluar nga sot, Misioni i OSBE-së në Kosovë organizon panair tregtar dy-ditor në Prishtinë për gratë pronare të bizneseve nga jugu dhe veriu i lumit Ibër.
Rreth 30 gra ndërmarrëse nga komuniteti shqiptar dhe ai serb i Kosovës që menaxhojnë biznese të vogla, kryesisht artizanale në fshatrat e tyre përkatëse, do t’i paraqesin dhe shesin produktet e tyre në panair.
Panairi do të shërbejë edhe si mundësi për rrjetëzimin e tyre dhe pikë takimi për të rinjtë dhe punëdhënësit e mundshëm, si dhe do të ndihmoj në rritjen e bashkëpunimit dhe dialogut ndëretnik.
Një numër i stendave të organizatave ndërkombëtare dhe kompanive të punësimit nga sektori privat do të jenë gjithashtu pjesë e panairit.
Panairi tregtar do të jetë i hapur për publikun më 13 dhe 14 korrik. Tendat e bizneseve do të jenë të hapura nga ora 10:00 deri 16:00.
Aktivitete tjera përfshirë një ekspozitë me foto dhe diskutime publike do të vazhdojnë të mbahen deri në 19:30.
Panairi do të hapet me një fjalë rasti nga Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jan Braathu.
Kusari-Lila: Në Gjakovë me zemër e me projekte konkrete për ...
Kurti në tubim në Zvicër: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullum...
Hamza nga Prizreni: Qytetarët duan ndryshim, Kosova s’mund t...
Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës
Trump thotë se është arritur marrëveshje me Iranin, pritet f...
Mbi 100 mijë studentë, sonte u mblodhën kundër Vuçiqit