Ramush Haradinaj nuk është i vetmi i cili ka filluar përpjekjet për formimin qeverisë së re. Të njëjtën gjë po e bën edhe kundërkandidati i tij, nga radhët e VV’së Albin Kurti.
Madje ky i fundit nuk po pret e pret dështimin e Haradinajt për krijmin e Qeverisë e për ta marrë mandatin nga Presidenti, por qysh javën e kaluar ka nisur negociatat me koalicioni LAA, për të krijuar Qeverinë së bashku.
Donika Kadaj-Bujupi, nga Vetëvendosja, ka deklaruar se subjekti të cilit i takon është afër arritjes së marrëveshjes me koalicionin LDK-AKR-Alternativa.
‘Jemi në proces do të thotë të këtij koordinimi, pra në njërën anë të takimeve në nivel politik, dhe pritet që së shpejti kjo të përkthehet në një bashkëpunim edh në nivelet teknike, përmes harmonizimit të programeve’, tha ajo për Klan Kosovën.
Ajo nuk po sheh pengesa në përafrimin e programeve të tyre e as në akuzat e ndërsjella që kishin më herët, mirëpo thotë se nuk do të tërhiqen nga qëndrimet e tyre për demarkacionin dhe asociacionin, pavarësisht nëse Vetëvendosje dhe LAA arrijnë marrëveshje.
Këta janë fituesit e Oscars 2026
Ngjarja e rëndë në Gjakovë: I plagosuri në gjendje stabile
Jeton Koca jep dorëheqjen nga Prokurori i Shtetit
Proteston sindikata e punëtorëve të Prishtina Parking
E dhimbshme: Ky është 38-vjeçari që mbeti i vrarë nga të sht...
Gjendet pa shenja jete një burrë në Pejë