Ngritja e nivelit të ujit do të mund ta fundoste deltën e Mekongut, në të cilën prodhohet më së shumti oriz vietnamez, e që një vend aziatik e çon në rrezik të madh.
Në mes të tokës dhe oqeanit ka vetëm drunj.
Vietnami është në rrezik. Ngritja e nivelit të ujit përbën rrezik të madh për këtë vend. Brenda më pak se 100 vjetësh, delta jugore e lumit Mekong në Vietnam, zemra e prodhimit të orizit në këtë vend, do të mund të fundosej.
Ministria vietnameze për Bujqësi dhe Mbrojtje të Mjedisit Jetësor parasheh se deri më 2100 oqeani do të mund të gëlltiste më shumë se një të tretën e rajonit, transmeton Koha.net.
Duket se Vietnami nuk ka shumë opsione për rrugëdalje, aq më parë kur parashikimet janë aq shqetësuese. Si një mundësi për vendin konsiderohet mbjellja e mpë shumë drunjve midis oqeanit e tokës.
Mangrat konsiderohen super heronj klimaterikë në botën e drunjve: rriten nëpër moçale përgjatë bregut dhe kanë degë të holla dhe rrënjë të ndërthurura të zhytura në ujin e errët të njelmët.
Ky lloj druri krijon mbrojtje natyrale nga stuhitë dhe mbi të gjitha janë thithës atmosferikë që marrin sasi të pa konsiderueshme të dyoksid karbonit nga ajri.

E trishtë: 2-vjeçari shqiptar në Greqi humb jetën pasi u sul...
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...
“I turpshëm” – Provokimi me flamurin rus, Zotëria i Parë e q...