Mediat serbe raportojnë se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic në këtë shtator do të nis një formë të dialogut të brendshëm, ku do të ketë konsultime me partitë politike, shoqërinë civile, Kishën Ortodokse serbe, si dhe Akademinë serbe të Shkencave dhe të Arteve lidhur me të ashtuquajturin “problem të Kosovës”
Këtë dialog Vucic e kishte paralajmëruar që në fillim të mandatit të tij, raporton agjencia serbe e lajmeve Beta.
Përmes këtij dialogu Serbia do të vendos përfundimisht për pozicionin e saj karshi Kosovës.
Përveç faktorëve të lartcekur, pjesë e këtij dialogu do të jenë të gjithë “faktorët e tjerë të rëndësishëm social”, me të vetmin qëllim që të arrihet një “zgjidhje e përbashkët për problemin e Kosovës”.
E gjithë kjo situatë bëhet më e rëndësishme nëse kujtojmë deklarimet e mëhershme të Vucicit, ku ai paralajmëroi se po afrohet një epokë e re e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, deklarim ky që nga shumë kush u interpretua si gatishmëri e shtetit serb që të heq dorë nga Kosova, e gjithë kjo shkaku se BE nuk po e lejon të ec tutje në rrugën e integrimit europian, me problemin e Kosovës brenda.
Për këto fjalë të Vucicit, nacionalistët serb e quajtën atë “tradhtar”, mirëpo Vucic tha se ai “nuk shqetësohet për këtë sepse brengoset për të ardhmen e Serbisë”, përcjell gazetametro.
Serbia në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian e ka kusht hapjen e kapitullit të 35’të, i cili parasheh pikën jetike: heqjen e Kosovës nga preambula e kushtetutës serbe, në të cilën Kosova shihet si pjesë territoriale serbe.
Në një deklarim të muajit të kaluar, të cituar nga b92, Vucic u shpreh se ky dialog do të qartësojë një herë e mirë marrëdhënien e Serbisë me regjionin, rrjedhimisht qëndrimin e tyre përfundimtar për Kosovën.
Prokuroria kërkon paraburgim për Gjestin, dyshohet për tri v...
Komiteti i Rajoneve i BE-së heq fusnotën për Kosovën
Stuhi të fuqishme dhe tornado godasin SHBA-të, dy viktima në...
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj ...
Gërvalla: Kosova ka nevojë për drejtësi pa kompromis
Kurti dhe Vitia nesër do të marrin pjesë në përurimin e hapë...