Dani Alves është gati të nënshkruaj me Paris Saint Germain pasi i është nënshtruar testimeve mjekësore para transferimit falas.
Mbrojtësi 34-vjeçar ka refuzuar dyshen në Premierë Ligë, Manchester City dhe Chelsea, për t’iu bashkuar gjigantit në Liga 1, transmeton portali arbresh.info.
Kontrata e tij ishte ndërprerë nga Juventusi pas vetëm një sezoni në Itali ku ai i ndihmoi të sigurojnë titullin në Serie A dhe të triumfojnë në Kupë të Italisë. Megjithatë, Alaves nuk arriti t’i siguroj “Zonjës së Vjetër” tripletën historie pasi pësuan humbje në finale të UEFA Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit në Cardiff, ku madrilenët fituan 4 me 1.
Ribashkimi me Pep Guardiolan për t’iu bashkuar skuadrës angleze besohej se ishte destinacioni i tij, por ish ylli i Barcelonës do të nënshkruaj tani kontratë dy vjeçare me parisianët./arbresh.info
https://twitter.com/HLNinEngeland/status/884795217852977152
Hoxhaj takon Stoltenberg në Mynih: Bashkëpunimi vazhdon që n...
Tym në objektin e AKP-së në Prishtinë, intervenojnë zjarrfik...
Sali Berisha uron Kurtin për rizgjedhjen në krye të qeverisë
Reduktime të ujit në Fushë Kosovë, Obiliq dhe një pjesë e kr...
Irani i gatshëm t`i shqyrtojë kompromiset për marrëveshje me...
Spiropali në katedrën e Albanologjisë në Mynih: Pikë referim...