Deputeti i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës nga partia Alternativa, Ilir Deda, ka thënë se vendimi është që gjatë votimit për kreun e ri të Kuvendit në seancën konstituive, të gjithë deputetët e koalicionit LAA do të dalin jashtë salle.
Ai tha se është duke u krijuar një mjegull e cila ka për qëllim të legjitimojë kontrabandimin e deputetëve gjë e cila nuk është normale, thotë Deda.
“29 nga ne jemi zotuar se nuk do ta votojmë PAN’in, nuk ka koalicion me PAN’in. Të gjithë deputetët e koalicionit tonë janë që të ndjekin linjën zyrtare. E kemi diskutuar edhe një mundësi … që të dalim të gjithë nga salla në momentin kur vjen në çështje votimi i Qeverisë. Kjo nuk ka të bëjë me frikën se dikush mund të votojë. Kjo është diskutuar në dy mbledhjet e fundit”, ka thënë Deda.
Ai u shpreh i bindur se koalicioni PAN nuk i ka numrat për themelimin e Qeverisë, “sepse po t’i kishin, nuk do të dilnin pesë herë në ditë të thoshin se i kanë numrat”.
Deda thotë se Haradinaj duhet ta kuptojë se nuk mundet ta formojë Qeverinë me PAN’in duke llogaritur në mbështetjen e LAA-së apo Vetëvendosjes.
Orban e quan Ukrainën “armik” të Hungarisë
Rahoveci rikthehet fuqishëm dhe e mposht në momentet e fundi...
Banorët e Big Brother ndajnë emocionet përpara dasmës së Klo...
Takimi i parë i Bordit të Paqes më 19 shkurt: Dy presidentë ...
IKSHPK: Rreziku nga virusi Nipah për Kosovën është i ulët
Analistët optimistë se institucionet e reja krijohen këtë mu...