Gjykata Speciale do t’i transmetoj drejtpërdrejti seancat gjyqësore ndaj ish pjesëtarëve të UÇK-së të cilët mund të ftohen nga kjo gjykatë si të dyshuar për krime lufte.
Dhomat e Specializuara të Kosovës janë tërësisht të përkushtuara për një informim adekuat të publikut në lidhje me procedurat, si nëpërmjet mediave, po ashtu edhe drejtpërsëdrejti, thuhet në një përgjigje të këtij institucioni dhënë për Indeksonline.
“Ne synojmë standardet më të larta të transparencës në përputhje me parimet për të drejtat e njeriut dhe me Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Të gjitha parashtrimet publike të palëve dhe të gjykatësve gjenden dhe do të vijojnë të gjenden në faqen tonë në Internet dhe janë të përkthyera sipas kërkesës”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës Speciale.
Për më tepër, me nisjen e seancave gjyqësore në gjykatë, ato do të transmetohen përgjithësisht nëpërmjet faqes së gjykatës në Internet në të tri gjuhët zyrtare (shqip, serbisht dhe anglisht).
“Kjo do të jetë mënyra e veprimit me përjashtim të rasteve kur për pjesë të caktuara gjatë procedimit, një trup gjykues vendos të mbajë seanca me dyer të mbyllura në përputhje me Rregulloren e Procedurës dhe të Provave. Një qasje e tillë në procedurat tona me shkrim dhe gojore do t’u mundësojë mediave dhe përgjithësisht publikut që t’i përcjellin procedurat tona drejtpërsëdrejti”, thuhet në përgjigje.
Gjithashtu, për gazetarët e interesuar dhe publikun në përgjithësi do të ofrohet edhe mundësia e përcjelljes së drejtpërdrejtë të gjykimeve nga galeria për publikun ose incizimi i transmetimit të drejtpërdrejtë nga salla e gjyqit.
“Aktualisht po shqyrtohen hollësitë praktike të cilat do të bëhen publike kur të fillojnë seancat gojore”, thuhet në përgjigjën e zyrës së dhomave të specializuara të Gjykatës.
Presidenti Trump uron Presidenten Osmani: Mbështesim fuqishë...
Liverpooli po përgatit një ofertë prej 95 milionë eurosh për...
OVL-UÇK: Një rezolutë e mbështetur nga 30 deputetë zviceranë...
Në Spitalin e Mitrovicës hiqet me sukses një tumor rreth 4 k...
Drin Kokaj debuton sot në ‘Milano Cortina 2026’
4 miliardë euro për 2026, Instituti GAP: Rritje për pensione...