Epidemia e kolerës që ka përfshirë Jemenin e shkatërruar nga lufta, mendohet të ketë infektuar 300 mijë njerëz në 10 javët e fundit, bën të ditur Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq.
Situata ka vazhduar të “dalë jashtë kontrollit”, me rreth 7,000 raste të reja çdo ditë, paralajmëroi KNKK, transmeton portali arbresh.info.

Më shumë se 1,700 vdekje të lidhura me këtë sëmundje janë raportuar, sipas OKB.
Sistemet shëndetësore të Jemenit, ujit dhe kanalizimeve janë shkatërruar pas dy vjet konfliktesh mes forcave pro-qeveritare dhe lëvizjes rebele Houthi.
Kolera është një infeksion akut diarreik i shkaktuar nga gëlltitja e ushqimit ose ujit të kontaminuar me bakterin Vibrio cholera./Arbresh.info
Sulmohet gjyqtari në një ndeshje futbolli në Obiliq, arresto...
Ndjekje si në filma, kapet në Tiranë 37-vjeçari me lëndë eks...
Shpërthim nga bombola e gazit në Skenderaj, lëndohet një i m...
Aksion antidrogë në Istog/ Sekuestrohen kokainë, para dhe ve...
Dy të lënduar rëndë nga aksidenti mes veturës dhe motoçiklet...
Vidhen shumë e madhe e parave në Prishtinë, intervistohen 6 ...