Sa më shumë që një grua shtatzënë konsumon sheqer në shtatzëni, aq më tepër e rrezikon fëmijën e saj të ardhshëm.
Fëmija pas lindjes rrezikon të preket nga alergjitë si dhe astma, sipas një studimi nga Reuopean Respiratoru Journal, transmeton Klan Kosova.
Edhe hulumtimet e më parme kanë treguar se astma dhe konsumimi i sheqerit kanë një ndërlidhje, kështu që një dietë e nënave po që do të luajë rol.
Në studimin ku pjesë kanë qenë nëntë mijë nëna që ishin shtatzënë në vitet e 90-ta dhe bashkë më fëmijët e tyre, kur kanë mbushur shtatë vjet, janë testuar për astma dhe alergji të zakonshme si, në bari, mace e merimanga.
Ato janë pyetur se gjatë kohës së shtatzënisë sa kanë mundur të konsumojnë sheqer, përmes ushqimeve të ndryshme që kanë marrë. Këtu nuk është përfshirë sheqeri natyral që gjendet nëpër fruta e perime.
Dhe kur janë krahasuar rezultatet, fëmijët e nënave që kanë konsumuar sheqer kanë rezultuar të jenë më të ndjeshëm, me alergji e astma, kurse ato që kanë konsumuar më pak sheqer, të fëmijët e tyre nuk është që kanë dalë komplikime të tilla.
Gjykimi për krime lufte ndaj Grujica Veljoviq mbahet në mung...
“Shihemi”, vjen reagimi i parë nga ekipi i Vjosa Osmanit pas...
Tahiri: Sot shpëtoi demokracia në Kosovë, AAK-ja do të rikth...
Abdixhiku: Po shkojmë në zgjedhje sepse pushteti kërkoi nëns...
Mot me diell e vranësira të mërkurën, pasdite reshje shiu
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...