Valtteri Bottas me Mercedes fitoi sot garën e Çmimit të Madh të Austrisë në Formula 1, garë të cilën e dominoi nga xhiro e parë deri tek e fundit.
Piloti finlandez e nisi atë nga “pole position” fituar dje, zhvilloi një garë të përkryer dhe pa gabime, duke u shkëputur dhe arritur një sukses të merituar, i dyti për të këtë sezon dhe në karrierën e tij. Në vendin e dytë u rendit Sebastian Vettel me Ferrari, që edhe pse kishte një shans të mirë për të thelluar diferencën me rivalët në renditje, në fund u detyrua të kënaqet me vendin e dytë. Ferraristi e nisi dhe e mbylli garën në këtë pozicion, nuk ishte asnjëherë agresiv, por në fund mori pikë të rëndësishme për Botërorin. I treti u klasifikua Daniel Ricciardo me Red Bull, që la pas Lewis Hamilton me Mercedes.
Gara e zhvilluar në pistën e Spielberg, nis me surpriza, pasi që në kthesën e parë ka aksidente në pistë, nga ku e pësojnë dy kampionë si Fernando Alonso e Max Verstappen. Ky i fundit garonte para fansave të tij, të shumtë në Spielberg, por nuk ka mundur t’i kënaqë ata, duke u detyruar të tërhiqet pas vetëm pak metrash. Për sa i përket pilotëve të tjerë, asnjë ndryshim në krye, me Bottas që mban komandën, madje arrin të shkëputet karshi Vettel, që është i dyti. Ai që nis të rikuperojë është Lewis Hamilton, që e nisi garën nga vendi i tetë, por shpejt e sheh veten në vendin e pestë. Pas xhiros së 20-të nis ndërrimi i gomave për pilotët, por nuk ka ndryshime të mëdha në renditje.
I fundit nga pilotët që hyn në bokse është Raikkonen, që del në vendin e pestë, duke i lëshuar vendin e katërt Hamilton, ndërsa në tri vendet e para, të shkëputur nga njëri-tjetri janë Bottas, Vettel dhe Ricciardo. 25 xhiro nga fundi, ata kanë 4 sekonda diferencë nga njëri-tjetri, duke bërë një garë të qetë edhe pse Vettel me Ferrari rikuperon shumë. Edhe Hamilton në fund tenton të kapë zonën e podiumit, duke rivalizuar me Ricciardo, por pa sukses, duke e mbyllur garën në vendin e katërt, raporton telesport.
Dy xhirot e fundit Vettel tenton të surprizojë Bottas, por pa sukses edhe pse hyn në zonë parakalimi, duke i dhënë jetë një finishi mjaft emocionues, ndoshta momenti i vetëm spektakolar i garës pas startit. Finlandezi i Mercedes fiton me meritë një garë pa shumë emocione, duke lënë pas Vettel, që kryeson renditjen e Formula 1 dhe e çon në 20 pikë diferencën me Hamilton. Në vendin e pestë u rendit Kimi raikkonen me makinën tjetër Ferrari e pas tij, deri në vendin e dhjetë u klasifikuan Grosejan (Haas), Perez (Force India), Ocon (Force India), Massa (Williams) dhe Stroll (Williams). Pas një jave garohet në pistën e Silverstone (Britani e Madhe).
“Dardanët” dalin me njoftim sa i përket biletave për anëtarë...
Aksident mes dy veturave në Mitrovicë, lëndohen gjashtë pers...
Prishtina me fitore jetike ndaj Pejës në “Karagaç”
Mbytet anija në brigjet greke, 22 të vdekur
Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për pesë ditë...
Aliti për mediat turke: Turqia ka një kombëtare shumë të for...