Ylli i Arsenalit, Alexis Sanchez ka rënë dakord për transferim te rivali në Premierë Ligë, Manchester City.
Sipas një raporti nga gazeta ‘O Jogo’, Sanchez i ka dhënë fjalën gjigantit anglez dhe një tarifë rreth 50 milionë funta është pranuar nga Arsenali, transmeton portali arbresh.info.
Edhe pse oferta për anësorin kilian të “Topçinjve” është dukshëm më e vogël se ajo nga Bayern Munichu, raportohet që dëshira e Sanchezit për transferim te klubi në Etihad ka lënë Arsenalin pa ndonjë zgjedhje vetëm që të zvogëlojë kërkesat.
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, i cili në të kaluarën ka menaxhuar Sanchezin derisa dyshja ishin së bashku në Barcelonë, ishte faktori kryesor pas kësaj marrëveshje.
Sidoqoftë, raportet gjatë ditëve të mëparshme pretendojnë të kundërtën pasi Sanchez thuhet se do të qëndrojë te gjiganti në Emirates deri në vitin 2018 kur kontrata e tij skadon./arbresh.info
Sonte luhen dy gjysmëfinalet e para të Kupës së Kosovës
Armë nga Kosova drejt Shqipërisë, caktohet masa e paraburgim...
Këtë fundjavë rikthehet Superliga e Kosovës në futboll
Apeli vërteton dënimin me 24 vjet e gjysmë burgim ndaj të ak...
Osmani takoi Presidentin e Etiopisë, Taye Atske Selassie
Rizvanolli deklarohet për kërkesën e rritjes së tarifave të ...