Të paktën 15 persona kanë humbur jetën në Japoni si pasojë e reshjeve të dendura që kanë përfshirë pjesën jugore të vendit
Ndërkohë, ekipet e emergjencave po kërkojnë 15 persona të tjerë, të cilët konsiderohen të zhdukur. Si pasojë e reshjeve, lumenjtë dolën nga shtrati duke vërshuar rrugëve e duke shkatërruar ndërtesa e gjithçka tjetër që dilte përpara.
Shirat, që arritën deri në 50 centimetra, prekën kryesisht disa zona të ishullit Kiushu, në ekstremin jugor të vendit aziatik. Ekipet e shpëtimit po punojnë prej orësh të zhytur në baltë në përpjekje për të gjetur të mbijetuar, ndërkohë që qindra persona të tjerë janë evakuuar.
Zona të tjera të prekura nga moti i keq janë ato në prefekturën e Fukuokës, ku autoritetet lokale paralajmëruan se rajoni do të përjetojë reshje të mëtejshme të dendura gjatë fundjavës. Në operacionet e shpëtimit janë angazhuar gjithsej 12 mijë efektivë, mes të cilëve policë, ushtarë, zjarrfikës dhe personel i rojës bregdetare japoneze.
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...