Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Deka ka bërë të ditur se kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili ishte kandidat për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka dhënë dorëheqje nga posti i deputetit.
Ahmeti do të vazhdojë të jetë në krye të Prishtinës edhe për disa muaj, ndërsa do të rikandidojë në zgjedhjet lokale, të cilat do të mbahen në tetor.
Pas dorëheqjes së Ahmetit, postin e deputetit nga radhët e VV-së do ta gëzojë edhe Xhelal Sfeçla, për të cilin do të jetë mandati i parë në këtë pozitë.
Në zgjedhjet e 11 qershorit, Sfeçla kishte arritur t’i sigurojë 6,747 vota, ndërsa Shpendi Ahmeti, i cili që nga fillimi kishte thënë se nuk do të jetë deputet, ka siguruar mbi 20 mijë vota, transmeton Periskopi.
Lëvizja Vetëvendosje do të ketë 32 deputetë në Kuvendin e Kosovës për këtë mandat, ndërsa në zgjedhjet e 11 qershorit doli e dyta më e votuara, pas koalicionit PAN.
Haxhiu kujton Skënderbeun: I dha drejtim historisë shqiptare
Koreja e Veriut heq nga kushtetuta synimin për ribashkim me ...
Tejkaluan në vijë të plotë, gjobiten me nga 200 euro dy shof...
Marrëveshja për Agjencinë e re Kombëtare të Shërbimeve, Rama...
Besnik Tahiri: Qeveria në dorëheqje po tejkalon kompetencat,...
Vjosa Osmani përkujton Fehmi Aganin: Ai i shërbeu atdheut dh...