Rrahu për vdekje pasaniken nga Zvicra, 30 vjet burg për shqiptaren (VIDEO)

21:30 | 7 Korrik 2017
Arbresh.info

55-vjeçarja shqiptare Renata Keta është dënuar me 30 vjet burg nga Gjykata e Peruxhias për vrasjen e të moshuarës Danielle Chatelain,përcjell arbresh.

Autorja e vrasjes ishte punësuar te zvicerania, të cilën e vrau në maj të vitit 2016.

Shqiptarja është dënuar për akuzën e vrasjes së 72-vjeçares për motive të dobëta. Avokatja e të akuzuarës, Donatella Panzarola njoftoi se do të apelojë vendimin.

Mediat italiane kanë raportuar se shqiptarja e kishte vrarë të moshuarën pasi ajo do ndërronte banesë dhe me shumë gjasa shqiptarja nuk do jetonte më me të.

Danielle Claudine Chatelain u gjet e pajetë rreth orës 8:00, në korridorin e banesës së saj në rrugën “Oberdan 50”, më 27 Maj 2016. Ekspertiza doli në përfundimin se e ndjera ishte dhunuar dhe më pas ishte rrëzuar nga shkallët duke gjetur për pasojë vdekjen.