Deputeti i zgjedhur i PDK’së Bekim Haxhiu e ka krahasuar Listën Serbe me Lëvizjen Vetëvendosje. Thotë se tonet nacionaliste nga të dyja përdoren vetëm për konsum të brendshëm politik.
Tha se vota për Vetëvendosjen nuk është reale po aksidentale. Ai ka akuzuar partinë dhe udhëheqësin e saj Visar Ymerin, për patriotizëm të rremë.
“Nuk mundet Visari me u shi patriot para Ramushit, janë diferenca të mëdha në aspektin e veprimtarisë”, tha Haxhiu për televizionin Rrokum.
Ndërkohë ai shton se PDK është partia e parë dhe kjo do të dëshmohet në zgjedhjet e tetorit.
“Me 22 Tetor PDK ka m’u riafirmue, si partia e pare ne vend, ngase ky subjekt politik asht i vetmi që ka bërë mirëqenie për qytetarët në të gjitha sferat e saj”, tha Haxhiu.
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës
Teherani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orës...
OKB pritet të votojë për një plan për hapjen e Ngushticës së...
Haziri: Abdixhiku takohet me Kurtin të hënën në mëngjes
Drita-Malisheva, derbi i kësaj jave në Superligë