Arian Janova, i dënuar për rastin e ish-studentëve dhe ish-asistentëve për marrje ryshfeti në regjistrimin e studentëve të UP-së, ka thënë se vendimi i sotëm ndaj tyre nga Gjykata Themelore, është absurd i pabazë dhe jo-profesional.
Në një intervistë të dhënë në Ora e Fundit, Janova mohoi të ketë kryer veprat e tilla për regjistrimin e studentëve në Universitetin e Prishtinës, përmes të të hollave, transmeton Klan Kosova.
”Sot eshte marre nje vendim absurd, i pabaze dhe jo profesional, ku Gjykata Themelore ne Prishtine, me ka dhene denimin prej tete muajsh burgim. Ne kemi shpresuar qe do te ket drejtesi”.
”Për shkak të sistemit të drejtësisë, ka ndodh që disa të tjerë të amnistohen e ky rast të kthehet në kurban. Prokuroria nuk ka arrit në asnjërën nga këto vepra, që t’i vërtetoi e në fund për cudi për me bë këtë skandal më kanë ngarku me veprën për veprën penale ushtrim ndikimi. Kjo vepër as nuk është provu”.
”Gjatë gjithë kohës me të cilën jam përball me një proces gjyqësor, kam kërkuar që Prokuroria të sjell persona adekuat. Nuk mund ta dënosh një njëri ku gjatë procesit për katër vjet që rregullon ligjin mbi arsimin e lartë, nuk kanë qenë në asnjë seancë as në cilësinë e dëshmitarit, e mua më kanë dënuar për një vepër të ushtrimit të ndikimit”.
Rikthehet Drita, Liridon Balaj barazon rezultatin
Arsyeja e pabuesushme, ja pse Bjellorusia nuk mori pjesë në ...
Grenell poston fjalën e presidentit Trump: Për çdo problem m...
Drita shënon ndaj Celjes, Blerim Krasniqi ngushton epërsinë
Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia ...
Milot Avdyli protagonist, Celje e mbyll me dy gola epërsinë ...