Një sherr i rëndë është regjistruar sot në Durrës.
Mësohet se katër gra janë përfshirë në një sherr ku janë përdorur edhe mjete të forta si drunj dhe hekura.
Në sherr janë përfshirë dy gratë me inicialet M. H., 41 vjeçe; A. B., 26 vjeçe; kundër dy grave të tjera me inicialet N. B., 60 vjeçe dhe L. H., 50 vjeçe, që të katërta me banim në Durrës.
Policia informon se 41-vjeçarja së bashku me 26-vjeçaren, kanë goditur me mjete të forta dy të tjerat.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 13 në Plazh, dhe shkak i përplasjes së ashpër mes grave ka qenë një konflikt për motive të dobëta.
Policia nuk jep më tepër detaje, ndërsa bën të ditur se ka referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për dy më të rejat me inicialet M. H., e A. B. /albeu.com
“U larguat në finale”, Ludo flet me Elijonën për shoqërinë e...
Hungaria thotë se do t’i bllokojë sanksionet e reja të BE-së...
“Uroj të ketë drejtësi në Hagë”, Rama: Nuk po gj...
Bllokimi i Librazhd–Qafë Thanë, dhjetëra fshatra të izoluara...
Pse ndryshon ora e Iftarit çdo natë?
Gjendet trupi i bjeshkatarit Fazim Fetahoviq