Nga Korça, ambasadorja gjermane në Shqipëri, Susanne Schutz ka folur me nota pozitive për zgjedhjet e 25 qershorit.
“Është kënaqësi që procesi u zhvillua normalisht dhe në të morën pjesë 18 parti”, ka deklaruar Schutz.
Duke nënvizuar se, OSBE/ODIHR ka konstatuar se është bërë një fushatë pozitive, ambasadorja ka vlerësuar se edhe pjesëmarrja nuk ka qenë e ulët por relativisht e mirë.
“Tani presim vijimin e reformave të tjera të ndërmarra nga qeveria shqiptare. Me përparësi janë reforma në drejtësi, si dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit”, ka thënë Schutz.
26 vjet nga nata e tmerrit në veri të Mitrovicës ku u vranë ...
Ishte shpallur në kërkim, arrestohet i dyshuari në Pejë – ka...
Suanita flet për ish-të fejuarin: Po ta njihja në këtë moshë...
Clintonët pranojnë të dëshmojnë për Epstein
Parashikimi i motit në Shqipëri
Gjermania arreston pesë të dyshuar për furnizim të firmave r...