Interi duket se është i vendosur për të mposhtur Juventusin në garën për transferimin e mesfushorit të Sevillas, Steven N’Zonzi’, pasi ka aktivizuar klauzolën e tij të lëshimit prej 40 milionë euro.
Bazuar në raportet nga mediat italiane, “Nerazzurrët” janë të gatshëm për të paguar çmimin e vendosur nga klubi andalizuan për mesfushorin dhe kanë aktivizuar klauzolën e tij, transmeton portali arbresh.info.
Të dy klubet kanë qenë në negociata gjatë gjithë verës pas rikthimit të Ever Banegas te Sevilla për 9 milionë euro dhe negociatave të vazhdueshme me sulmuesin Stevan Jovetic.
Kampioni italian ka qenë që një kohë të gjatë i lidhur me transferimin e ish mesfushorit të Blackburnit dhe Stoke Cityt, por nuk kanë qenë në gjendje të paguajnë klauzolën e tij të lëshimit te ‘Los Rojiblancos’./arbresh.info
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Mot të ndryshueshëm me periudha shiu
Këto janë dhjetë projektligjet që u miratuan sot në Kuvend
Një i vdekur dhe dy të lënduar pas një aksidenti në Livoç të...
Haxhiu: Eliot Engel, përkrahës i palëkundur i lirisë dhe sht...