Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në ora 14:00, në një mbledhje të radhës, do të bëjë publike rezultatet e raportit të rinumërimit të 117 kutive të votimit, për të cilat PZAP kishte urdhëruar të numëroheshin edhe një herë.
“Sot (e mërkurë, 5 korrik, ora 14:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës, ku është paraparë edhe një raport nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve”, ka njoftuar zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi.
Ndryshe, KQZ ka shpallur javën që shkoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 11 qershorit, por pas ankesave në PZAP 117 vendvotime shkuan në rinumërim. Ndërsa, certifikimi i rezultateve pritet të ndodhë gjatë ditëve në vijim, pasi Gjykata Supreme të japë vendim për 8 ankesa të kandidatëve për deputetë.
Mediat kanë raportuar se rinumërimi i këtyre kutive ka sjellë disa ndryshime, për të paktën 3 kandidatë për deputetë.
Aeroplani nga Prishtina del nga rruga pas aterrimit në Stamb...
Dolce largohet nga Grande Fratello – pritet të riktheh...
Nisma nuk arrin marrëveshje me PDK-në, garon e vetme në zgje...
Go+ Peja rikthehet tek fitorja, mposht Yllin
Limaj: Nëse kalojmë pragun dhe futemi në Kuvend bashkohemi m...
“Nuk ishte karton i kuq te Gnabi, pësuam edhe gol shkaku i t...