Kultura shpirtërore ku vend të madh ka folklori, ka një vend thelbësor në historinë e një populli. Përmes saj trashëgohen vlera të jashtëzakonshme, që sot pak njihen.
Kështu, shqiptarët ruajnë për breza një pasuri të rrallë, një këngë nëntëshekullore me një histori të jashtëzakonshme e të panjohur.
Kënga lindi në fshatin Zhulat, në pjesën perëndimore të aksit Tepelenë-Gjirokastër. Fjala është për Petro Zhulatin, prijësin shqiptar të despotatit të Artës. Roli i tij si kundërshtar i vendosur i sundimit bizantin në Epir është i mirënjohur, veçanërisht fale betejës e Ahelout midis shqiptareve dhe trashëgimtarit të fundit bizantin te despotatit të Artës, Niqifori.
Për të këndohet: “Lum, o bir, Petro Zhulati/ Kal i kuq sa gjysëm shpati/ Me Bizant të zu inati/ Ç’i bëre gjithë ata trima/ Me kuaj si vetëtima/ Jataganët vringëllimai”?
Por, cila është historia e kësaj kënge dhe e kalorësit enigmatik?
Ndiqni të plotë videon e dokumentarit të gazetarit Marin Mema. /Top Channel
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...