Sulmuesi i Arsenalit, Alexis Sanchez thotë se e ardhmja e tij vazhdon të jetë e qartë për të, por nuk është i gatshëm të zbuloj se ku do të luaj sezonin e ardhshëm.
Sanchez është duke u përgatitur për finalen me Kilin në Kupë të Konfederatave kundër Gjermanisë, por para ndeshjes është përballur me shumë pyetje rreth të ardhmes së tij që vazhdon të jetë ende në qendër të vëmendjes, transmeton portali arbresh.info.
Ai ka hyrë në vitin e tij të fundit në kontratën e tij dhe ende nuk ka rënë dakord për të vazhduar atë duke ngjallur spekulime rreth një transferimi te Bayern Munichu apo Manchester City. Kur është pyetur nëse është në dijeni për vete se ku do të luaj sezonin e ardhshëm, Sanchez buzëqeshi dhe tha: “Po është e qartë, por nuk mund tua tregoj”
Lexo edhe: Prishtina pëson disfatë të thellë në ndeshjen e parë ndërkombëtare (VIDEO)
Megjithatë, ai gjithashtu ka thënë se nuk është i sigurt nëse mund t’i bashkohet portierit të Kilit, Claudio Bravos, në Manchester City sezonin e ardhshëm.
“Pyetje e mirë”, tha ai për ‘Sky Sports’. “Tani jam i fokusuar në Kupën e Konfederatave. Kur të përfundoj kjo do të shoh nëse do të vazhdoj qëndrimin apo jo. Nuk e di”
Sanchez shpreson t’i siguroj titullin Kilit për herë të parë në Kupë të Konfederatave pas disfatës që ia shkaktuan në penalti Portugalisë në gjysmëfinalen e së mërkurës./arbresh.info
Edi Rama jep lajmin e mirë: Shkolla “Lef Sallata” në Vlorë h...
Trump thotë se SHBA-të do të ulin tarifat ndaj Indisë pasi M...
Muriqi i pandalshëm, realizon golin e radhës në La Liga
Mirlind Kryeziu transferohet tek Winterthur
Arrestohet gardiani i Burgut të Dubravës, tentoi të fuste dr...
Rrjedhje të ujit, ndalet nga operimi blloku A5