Kandidati i Lëvizja Vetëvendosje për kryeministër në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit, Albin Kurti është lideri më i votuar në këto zgjedhje.
Në bazë të rezultateve përfundimtare të publikuara pak më herët nga KQZ, Kurti ka marrë 143 mijë e 642 vota, shkruan arbresh.info.
Lideri i PDK-së njëherësh, bartësi i listës PAN, Kadri Veseli ka fituar 128 mijë e 818 vota, prijësi i listës LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti ka fituar 115 mijë e 658 vota , lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka 101 mijë e 994 vota, ndërkaq lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli ka fituar 35 mijë e 775 vota.
Në zgjedhjet e kaluara, ish-lideri i PDK-së, Hashim Thaçi ka qenë lideri më i votuar në Kosovë./Arbresh.info.


Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...