Anthony Martial ka marrë një hap të pazakonshëm duke refuzuar publikisht thashethemet se ai mund të transferohet te Arsenali.
21-vjeçari ka shënuar nëntë herë brenda 45 paraqitjeve te Manchester United sezonin e kaluar duke luajtur shpesh prapa Zlatan Ibrahimovicit dhe Marcus Rashfordit, transmeton portali arbresh.info.
Derisa trajneri Jose Mourinho vazhdon të kërkoj hapur një zëvendësues të Ibrahimovict, i cili ishte liruar nga detyra nga klubi muajin e kaluar, e ardhmja e Martialit në Old Trafford vazhdon të mbetej në dyshime.
Ish sulmuesi i Monacos ka qenë duke u kërkuar për transferim në Arsenal derisa një numër i madh thashethemesh pretendonin se Arsene Wenger dëshiron të nënshkruaj me francezin nëse dështon në transferimin e Kylian Mbappes.
Megjithatë, Martial ka sqaruar të ardhmen e tij përmes një mesazhi të postuar në Twitter duke hedhur poshtë këto spekulime.
“Këto thashetheme janë të pavërteta”, shkroi Martial./arbresh.info
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...
Kush e kërcënon Serbinë?
Kuvendi miraton marrëveshjen për programin IPA 2020
Shtohet prania e policisë para Gjykatës Themelore, pas pak s...
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 30-vjeçari nga Kosova