Qeveria e Maqedonisë në mbledhjen e sotshme ka diskutuar për kushtet e stadiumit ”Telekom Arena-Filipi i dytë” në Shkup dhe përgatitjet përfundimtare për mbajtjen e ndeshjes së superkupës evropiane, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Bëhet fjalë për mjete të lëshuara për blerjen e kondicionerëve që janë edhe në listën e kërkesave të UEFA-së. Kondicionerët do të vendosen nëpër korridore dhe në dhoma e zhveshjeve për lojtarët.
Gjithashtu, në listën e prioriteteve janë edhe kushte tjera për të cilat do të gjendet zgjidhje e pjesshme nga Qeveria e Maqedonisë.
Përndryshe, më 8 gusht ëhtë loja mes Manchester United dhe Real Madrid, si fitues të UEFA Europa League dhe fituesit të Champions League.
Kurti udhëton për në Austri
Fitore Pacolli: Deri tani janë larguar rreth 1500 ton mbetur...
“Memoriali Përkujtimor Adem Jashari”, Rama: Zëri i komandant...
Matoshi-Osmanit: “N’zor kokshe – deklaroj publikisht që ty n...
Rekordi i zi: Pjesëmarrja në zgjedhjet e 7 qershorit, më e u...
Vjen reagimi i parë nga VV-ja pasi Osmani tha se kjo parti s...