Autobusët e Transportit Urban të linjës 3 në kryeqytet, kanë protestuar sot para Komunës së Prishtinës. Ata kanë kërkuar largimin nga qarkullimi të taksive ilegale, përkatësisht largimin e kombibusëve privatë. U paralajmëruan masa të shpejta në lidhje me këtë çështje.
Linja e 3’të e Trafikut Urban në Prishtinë, të martën ishte bllokuar. Kjo pasi punëtorët e kësaj linje, protestuan para ndërtesës së Komunës, duke kërkuar largimin nga qarkullimi të kombibusëve ilegalë që qarkullojnë në këtë linjë.
Përfaqësuesi i operatorëve të linjës numër 3, Skënder Vitija, tha se lejimi i kombibusëve ilegalë po e dëmton financiarisht punën e autobusëve të kësaj linje e cila ka 64 të punësuar.
Ndërkaq nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, lidhur me këtë protestë, tha se Inspektorati i Komunës në baza ditore vepron kundër taksistëve ilegalë.
Kryeshefi i Trafikut Urban, Halil Mustafa, tha se tregu i zi është enorm, dhe prej javës së ardhshme në bashkëpunim me inspektoratin do të veprohet ndryshe.
Protestuesit paralajmëruan se nëse nuk përmbushen kërkesat e tyre, ata do të vazhdojnë me protesta gjatë ditëve në vazhdim.
KQZ po planifikon ta përmbyllë rinumërimin nesër
Debati i ashpër me Rogertin, Gimbo shpërthen në lot në dhomë...
Skandaloze: Tifozët e Celta Vigos shpalosin flamurin e Kosov...
Udhëtimi i Asllanit drejt Stambollit anulohet para nënshkrim...
Vitia premton spital të ri në Mitrovicë
Kearns kërkon ushtarët britanikë që shpëtuan një vajzë në Ko...