Komisioni Qendror Zgjedhor në Shqipëri ka numëruar 5211 kuti votimesh nga gjithsej 5362 sosh, të cilat rendisin Partinë Socialiste si subjektin e parë politik me 48.17 për qind të votave të votuara ose 74 mandate, pasuar nga Partia Demokratike me 28.75 për qind, ose 43 mandate.
Në vendin e tretë renditet LSI me 14.41 për qind, ose 19 mandate, PDIU ka 4.65 për qind ose 3 mandate dhe PSD 0.97 për qind, ose një mandat.
Ndryshe, PS prin në të gjitha qarqet, me përjashtim të atij të Shkodrës dhe Kukësit ku PD ka shënuar fitore. Në krahasim me zgjedhjet e vitit 2013, PS ka 9 mandate më shumë, PD ka 7 mandate më pak, LSI ka tri mandate më shumë, PDIU ka një mandat më pak dhe PSD një mandat më shumë.
“100% rritje të tarifave”, KRU Gjakova tregon arsyen se pse ...
Dembele shpallet futbollisti më i mirë i vitit nga FIFA, Bon...
Aksident mes dy veturave në Klinë, lëndohet një person
Ura për këmbësorë mbi lumin Ibër nga nesër lëshohet për qark...
“Po du me të këqyr”, Klodi skuq Benitën
Përplaset për vdekje këmbësori në Krujë, shoqërohet në komis...