Mbledhja e premiumeve për sigurimet shëndetësore vështirë të nisë më 1 korrik, ashtu siç parashihet me vendimin e marrë nga qeveria kohë më parë.
Kjo e fundit si duket do të detyrohet të shtyjë këtë afat, për shkak se shumë institucione të implikuara në këtë proces konsiderojnë se nuk janë bërë përgatitjet e duhura, raporton KTV.
Drejtues të shoqatës së të drejtave të pacientëve vlerësojnë se ka shumë arsye që ky afat duhet shtyrë, duke nisur nga mungesa enorme e stafit si dhe mungesa e informacionit të përgjithshëm.
Për krejt këto arsye, ata kërkojnë nga qeveria të revokojë vendimin deri në fillim të vitit të ardhshëm, për çka edhe atëherë gjasat janë të pakta që të implementohet.
Por, zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë, përmes një përgjigjeje të shkurtër, kanë thënë se i kanë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme.
Ndërkohë, kryetari i Sindikatës së Shëndetësisë, Blerim Syla, ka paralajmëruar qeverinë se nëse nis të zbatohet ky vendim, atëherë kjo e fundit do të vepronte në mënyrë të jashtëligjshme.
Trump e thotë përsëri: Duhet ta kemi Grenlandën
54 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Breshëria e raketave ruse lë pa ngrohje mbi 5,600 ndërtesa n...
Labi i vetëm në oborr, shihet i përlotur
Gjyqi në Hagë drejt fundit, Gucati: Presidenti dhe të tjerët...
Fatura milionëshe nga vërshimet – Komunat po i bëjnë gati vl...