Një anije turistike me 150 pasagjerë në bord është mbytur në një liqen në qytetin turistik të Guatape në Kolumbi.
Nga të dhënat e para raportohet për të paktën 9 persona të vdekur e të paktën 16 të tjerë rezultojnë të zhdukur.
E gjithë ngjarja tragjike është filmuar dhe pamjet janë shpërndarë me shpejtësi në internet.
Shkaqet e mbytjes së anijes janë ende të paqarta, ndërsa mediat lokale raportojnë se pasagjerëve nuk i ishin dhënë jelekë shpëtimi. Edhe pse anija është mbytur fare pranë bregut, shumë persona nuk kanë mundur të shpëtojnë./ Top Channel
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...