Numërimi i votave për zgjedhjet e mbajtura në Shqipëri është duke vazhduar, edhe pse me ritme të ulëta.
Në qarkun e Durrësit, Elbasanit dhe Shkodrës numërimi është ndëprerë deri në mëngjes pas marrëveshjeve nga PD dhe PS, gjë e cila u kritikua nga kreu i KQZ-së.
Nga rezultatet aktuale kryeson bindshëm Partia Socialiste me 6 mijë e 922 vota apo 50.35% , e ndjekur nga Partia Demokratike me 3 mijw e 938 vota apo 28.5%, e cila lë prapa LSI-në me 2 mijw e 328 vota apo 16.93%, transmeton lajmi.net
Vlen të theksohet se PS kryeson në Vlorë, Gjirokastër, Korçë, Fier, Tiranë.
Kurse PD-ja udhëheq Kukësin, Lezhën dhe Dibrën, gjithnjë sipas kutive të para të numëruara.
Fitore të bukur e ka cilësuar këto rezultate kryetari i Tiranës, Erjon Veliaj, përderisa lideri i PD-së, Lulzim Basha është larguar nga selia e partisë.
Gjatë gjithë kësaj kohe ueb-faqja KQZ-së ka qenë jashtë funksionit.
Rezultatet preliminare pritet të publikohen tek nesër, përderisa dalja në zgjedhje ka qenë rreth 45%.
Pas Rey Manajt, edhe Mirlind Daku mungon ndaj Polonisë
Një aeroplan luftarak rus hyn në hapësirën ajrore të NATO-s
Prekëse: Gjesti u lirua në ditën kur vëllai i tij i ndjerë d...
Zbutet dënimi për Prishtinën, ndeshja ndaj Ballkanit luhet m...
Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, viktima e katërt ës...
Publikohet formacioni më i mirë i javës në Ligën e Kampionëv...