Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri nga radhët e LDK-së ka hapur “Murin e Kujtimeve” me fotografi të klubeve të ndryshme sportive, shkruan arbresh.info
Haziri përmes një statusin në rrjetin social Facbook ka thënë se me anë te këtyre fotografive po i kujtojnë ata që nuk janë në mesin tonë.
“Me anë të këtyre fotografive i kujtojmë edhe ata që nuk janë në mesin tonë sepse klubi i parë i futbollit “Drita” është themeluar para disa dekadave, për t’u themeluar edhe “Gjilani” më vonë, pastaj klubet tjera në të gjitha kategoritë e sportit” .
Më poshtë mund ta lexoni statusin e tij të plotë
Sot në Gjilan e kemi hapur Murit të Kujtimeve me fotografi të klubeve të ndryshme, të lojtarëve e organizimeve rinore, përkatësisht në stadiumin ndihmës të futbollit, në palestrën e sporeve “Bashkim Selisha-Petriti” dhe në Shtëpinë e Rinisë. Me anë të këtyre fotografive i kujtojmë edhe ata që nuk janë në mesin tonë sepse klubi i parë i futbollit “Drita” është themeluar para disa dekadave, për t’u themeluar edhe “Gjilani” më vonë, pastaj klubet tjera në të gjitha kategoritë e sportit. Me anë të këtyre fotografive ne po i qesim në pah figurat tona sportive e klubet, që janë emblemë e sportit dhe historinë e ndritshme të Gjilanit. LH

21 marsi, Dita Botërore e Sindromës Down
KRU “Prishtina”: Konsumatorët që nuk nënshkruajnë kontratën ...
Putin: Rusia, partnere e besueshme për Iranin
Rama mbledh Asamblenë Kombëtare, priten zgjedhje të struktur...
Ministri i Jashtëm i Iranit: Ngushtica e Hormuzit mbetet e h...
8 vjet nga ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi