Obama pushimet me familje në Indonezi.
Ish-presidenti amerikan, Barack Obama po i kalon pushimet me familje në Indonezi, pas mbërritjes në Bali dhe më pas do të vijojë në Xhakarta, qytet ku ka kaluar një pjesë të fëmijërisë, theksuan sot autoritetet.
Një zyrtar ushtarak ka deklaruar se ish-presidenti, i veshur sportiv mbërriti në ishullin turistik të Balit me bashkëshorten, Michelle dhe dy vajza
“Ata mbërritën në orët e vona të natës dhe u vendosën në hotelin e tyre në Ubud”, deklaroi komandanti ushtarak lokal, I Gede Ëidiyana.
”Ish-presidenti amerikan u zgjua herët në mëngjes, bëri disa ushtrime në kopështin luksoz të kompleksit”, theksoi Ëidiyana, pa dhënë asnjë informacion tjetër se si familja do të kalojë pushimet.
Javën e ardhshme, Barack Obama dhe familja e tij do të shkojnë në Yogyakarta, ku do të vizitojnë ish-tempullin e Borobudur. Ata do të qendrojnë dy ditë dhe do të fluturojnë më pas për në Xhakarta.
Në fëmijërinë e tij, Barack Obama ka jetuar për katër vjet në Xhakarta, kryeqyteti indonezia deri në vitin 1970.
Barack Obama është shumë i vlerësuar në Indonezi, ku një statujë bronxi prej dy metrash me imazhin e tij është ngritur në oborrin e ish-shkollës.
Intervenimi në gyp, nesër mbesin pa ujë banorët e lagjes ‘Da...
Iran lëshon breshëri raketash drejt Izraelit, sirena alarmi ...
Serwer: Kush e dëgjon një vend që nuk mund të gjejë presiden...
Trump thotë se “personi i fundit nga i cili kemi nevoj...
Njësitë elitë të policisë në Shqipëri e Greqi, stërvitje të ...
Ylli brazilian i futbollit bën shqiponjën