Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka treguar në “Interaktiv” të KTV-së, se rinumërimi i votave tashmë ka përfunduar.
Aty ka treguar se menjëherë ka nisur numërimi i votave me postë, e të cilat arrijnë në rreth 5 mijë sosh.
“Nesër fillon numërimi i votave me kusht ku janë rreth 25 mijë zarfe”, ka thënë Daka.
E pyetur se sa kohë do të marrë shpallja e rezultateve përfundimtare, Daka ka thënë se “na lejoni që t’ju befasojmë për kohën kur do të shpallen”, duke lënë të kuptohet se ky proces do të marrë më pak se një javë kohë.
Pas kësaj ajo ka përmendur procedurat tjera, ato të ankesave në PZAP e eventualisht edhe në Gjykatë, e të cilat marrin kohë disa ditë.
Daka ka folur edhe për zgjedhjet lokale, për të cilat tha se do të ketë më shumë punë se sa zgjedhjet e parakohshme, pasi janë 38 komuna.
“Ndoshta do të ketë edhe balotazh, e kjo e zgjat procesin, viti i ri do të na zë me zgjedhjet lokale”, ka thënë Daka.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...