Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka mbajtur tubimin me publikun, ku ka raportuar para qytetarëve për punën e tij gjashtëmujore të këtij viti fiskal. Ne tubim merrnin pjesë, nënkryetari i Komunës, drejtor të drejtorive komunale, kryetar të fshatrave, përfaqësues të lagjeve dhe shumë qytetarë.
Në tubimin me qytetarët, është diskutuar për aktivitetet e Komunës të kryera për gjashtëmujorin e parë të këtij viti.
Me këtë rast, Lladrovci ka folur për të gjitha projektet e realizuara gjatë kësaj periudhe për secilën drejtori veç e veç si dhe për planifikimin e punëve që do të kryhen gjatë pjesës tjetër të vitit, transmeton Klan Kosova.
I pari i Drenasit ka thënë se janë realizuar të gjitha projektet e parapara të kryhen ne gjashtëmujorin e parë të këtij viti.
Sipas tij këtë komunë janë realizuar projekte kapitale kryesisht në rrugë, lagje, kanalizim, ujësjellës, mirëmbajtje të varrezave, shërbimet e varrimit, menaxhim të mbeturinave dhe projekte të tjera të planifikuara/arbresh.info/
Kurti prezanton kabinetin qeveritar, këta janë emrat
Kurti: Në mandatin e ardhshëm do të ketë dyfishim të shtesav...
Kurti u del në mbrojtje krerëve të UÇK-së: Kërkesa për dënim...
Dëmet nga tërmeti: Çahet muri brenda një banese në Fushë Kos...
Nis seanca për formimin e Qeverisë
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...