Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga LDK, Lumir Abdixhiku, ka shprehur bindjen se LDK do të jetë e palëkundur në vendimin e saj se nuk do të formojë Qeveri.
“Kanë mbetur edhe pak ditë për ta kuptuar seriozitetin dhe qëndrueshmërinë tonë në këtë pikë. Ne dëshirojmë që të mos ketë bllokadë në formimin e institucioneve të vendit, si në vitin 2014, por do të bindeni për pak ditë”, ka thënë Abdixhiku, në “Interaktiv” të KTV-së.
Abdixhiku ka thënë se nuk ka qenë zbulim i madh për ta kuptuar se të shkosh në pushtet me PDK-në ka qenë humbje për LDK-në, pa marrë parasysh arsyeve që kanë shtyrë drejt këtij bashkëpunimi.
“Por këtë herë nuk besoj që ka kush e shkel këtë votë dhe këtë besë që na është dhënë nga elektorati ynë për të mos qeverisur me PDK-në”, ka thënë Abdixhiku.
Ai ka thënë se LDK ka qëndrim të qartë që të mos ketë asnjë negociatë me PDK-në dhe se kjo parti ndihet komfort edhe nëse mbetet në opozitë.
Abdixhiku ka deklaruar se njëherë janë duke pritur dështimin e PAN-it në tentativën e parë për krijimin e qeverisë dhe më pas do të mendojnë për ndonjë bashkëpunim, por që në çdo rast do të kërkohet posti i kryeministrit.
“Qëndrimi i partisë është që ne kërkojmë pozicionin e kryeministrit për programin tonë properëndimor, i përgatitur dhe i vetëm në fushatën paraprake. Kemi njerëzit, kemi idetë, programin”, ka shtuar ai.
Ai po ashtu ka folur për bashkëpunimin e mundshëm me Vetëvendosjen duke thënë se “edhe pse jemi të tretit në zgjedhje kemi të drejtë të kërkojmë kryeministrin sepse kanë vetëm një deputet më shumë, dhe kjo nuk çon shumë peshë”.
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...
Këshilltari i komandantit të KFOR-it takon kryetarët e zgjed...
Osmani bisedon me Guerot për marrjen e detyrave nga kryetarë...