Nëse ndjeheni të stresuar, do të bënit mirë të hiqni dorë nga makina dhe në vend të saj të shkoni në punë me biçikletë.
Ky ndryshim i rutinës do të ju bëjë më të shëndetshëm dhe do të ju ndalojë që të jeni më të stresuar gjatë ditës, transmeton portali arbresh.info
Sipas një studimi të fundit kanadez, ata që udhëtojnë më biçikletë janë shumë më të relaksuar gjatë fillimit të punës dhe janë më produktiv në pjesën tjetër të ditës.
Studimi kanadez ka anketuar rreth 123 punonjës që shkojnë në punë me biçikletë, makinë apo me transport publik.
Sipas shkencëtarëve nga Universiteti Concordia, pjesa e parë e ditës luan rol të rëndësishëm gjatë pjesës tjetër të ditës.
Autorja e studimit, Stephane Brutus ka theksuar se sipas hulumtimeve të fundit është gjetur se stresi i fituar në mëngjes dhe gjendja shpirtërore gjatë orëve të para të ditës janë parashikues të fortë dhe kanë efekt edhe gjatë pjesës tjetër të ditës në vazhdim./Arbresh.info
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1