Kreu i BDI-së, Ahmeti thotë se ligji i ri për gjuhën shqipe do të gjendet në procedurë parlamentare, por nuk jep afate se kur kjo mund të ndodhë. Në intervistën për emisionin “Rruga Drejt” në Alsat-M, Ahmeti tha se Deklarata e partive politike shqiptare nuk është pjesë e historisë dhe se pas festës së Bajramit partitë politike shqiptare do të takohen sërish.
“Çështja e gjuhës është pjesë e marrëveshjes për koalicionim. Është çështje kohe se kur do të jetë në procedurë parlamentare për votim”, tha Ahmeti.
Kryetari i BDI-së, foli edhe për pozitat e partisë së tij në qeveri ndërsa mosmarrjen e pozitave në Ministrinë e Brendshme e arsyetoi me atë se ende nuk është koha që shqiptarët të udhëheqin me drejtoritë kyçe.
Ahmeti foli edhe për qeverisjen me LSDM-në, të cilën e quajti si hakmarrje ndaj OBRM-PDUKM-së për vitin 2006, duke thënë se atëherë BDI u la padrejtësisht jashtë qeverisë.
https://www.youtube.com/watch?v=yshkU2JG6no
Sekretari i PDK-së në Malishevë: Fatmir Limaj duhet të rikth...
Bedri Hamza: PDK është gati për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Vizitë në terren/ Kurti dhe Çeku inspektojnë projektet kapit...
Zelensky: Sulme të reja ruse në infrastrukturën civile
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Gjykata lë në burg të arres...
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë