Një bombolë e vogël me presion kremi ëmbëlsirash i ka marrë jetën një blogereje të njohur fitnesi në Francë.
Rebecca Burger ishte e famshme për këshillat e saj mbi stilin e jetesës dhe udhëtimet që zhvillonte.
33-vjeçarja kishte mbi 50 000 fansë në Facebook dhe 154 000 ndjekës në Instagram.
Lajmin e vdekjes së saj e dhanë familjarët, të cilët përdorën rrjetet sociale për të paralajmëruar publikun mbi rrezikun e pajisjes mjaft popullore.
Bombola i shpërtheu blogeres në kraharor.
Raportet në median franceze tregojnë se ajo ndërroi jetë nga një atak në zemër, që erdhi si pasojë e incidentit.
Njëri prej familjarëve të adhurueses së fitnesit i këshilloi njerëzit në Instagram të mos e përdorin bombolën e kremit, duke theksuar se në qarkullim janë me mijëra të tilla me defekte të ngjashme.
Pajisja e përdorur nga Burger injekton gaz në një enë metalike duke e mbajtur atë nën një presion tejet të lartë.
Një grup francez në mbrojtje të konsumatorit ka paralajmëruar prej vitesh mbi rrezikun e pjesëve difektoze bashkuese të kapsulave të gazit.
Edhe pse deri më tani ato nuk kishin shkaktuar vdekje, raste dëmtimesh janë raportuar edhe më parë, e në njërin prej tyre përdoruesi humbi njërin sy.
Në vitin 2013, një viktimë e plasjes së një bombole të ngjashme i tha radios RTL se nga shpërthimi kishte thyer 6 brinjë dhe dërrasën e kraharorit, ndërsa në spital e patën sqaruar se po ta kishte pajisjen të drejtuar nga zemra, do të kishte vdekur në vend.
UEFA realizon dokumentar për suksesin historik të Dritës në ...
Moti sot në Shqipëri
Meloni bisedë telefonike me Zelenskyn: Italia, mbështetje em...
Sot fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV