Kryetari i OEK-ut, Gërxhaliu tha se ka ardhur koha që Qeveria e re e Kosovës të punojë konkretisht për shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Këtë deklaratë, Gërxhaliu e bëri sot gjatë një takimi që pati me kryetarin e Bujanocit, Shaip Kamberi, shkruan arbresh.info.
“Partneriteti dhe mbrojtja e interesave të shqiptarëve në jug të Serbisë duhet të jetë ndër prioritetet me plane dhe aktivitete konkrete. Sa i duhet Lugina Kosovës, sot Kosova i duhet Luginës më tepër. Vetëm zhvillimi ekonomik i Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit mund të jetë garancë e qëndrimit të shqiptarëve në ato treva”, tha Gërxhaliu.
Ai inkurajoi bizneset e Kosovës që të investojnë në pjesën jugore të Serbisë të banuar me shqiptarë./Arbresh.info.
PDK: Tendenca për rishkrimin e historisë në shkollat tona, e...
Seanca e Kuvendit të Zubin Potokut mbahet sot, në rend dite ...
Aksident në Kukës, vetura përplas 49-vjeçaren
Zelensky thotë se data ose vendi i raundit të ardhshëm të bi...
Kurti viziton Odën e Mjekëve të Kosovës
SHBA vlerëson dhe forcon Shërbimin Korrektues të Kosovës